Paralajmërim apo atentat? Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër, një plumb kapi “ML” e parkuar

1 minut lexim

Të shtëna arme janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Prek Cali”.

ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një plumb ka kapur në derën e pasme një makinë tip “ML”.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë ka dyshime se shënjestër ishte një tjetër makinë.

Mbetet e paqartë nëse është një paralajmërim apo atentat të dështuar ndaj drejtuesit të mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Deri më tani është raportuar vetëm për një të shtënë me armë zjarri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Legjenda gjermane këshillon sulmuesin

Story i radhës

Mjeku kujdestar në QKUK: Të plagosurit në Podujevë jashtë rrezikut për jetë

Të fundit nga