Paralajëmrimi alarmant i Gazprom për Evropën: Nuk do të mbijetoni këtë dimër

min lexim

Kreu i gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom ka paralajmëruar vendet evropiane për pasojat e heqjes së energjisë nga Rusia.
Nuk ka asnjë garanci se Evropa do të mbijetonte këtë sezon dimëror, bazuar në rezervat e saj aktuale të gazit, tha të mërkurën CEO i Gazprom, Alexei Miller.

Duke folur në konferencën e Javës së Energjisë së Rusisë në Moskë, Miller pohoi se gazi në magazinat nëntokësore të Gjermanisë do të mjaftojë vetëm për dy deri në dy muaj e gjysmë, bën me dije CNN.

“Nivelet evropiane të depozitimit të gazit janë rreth “90% plot dhe ne jemi në krye të klasës në këtë aspekt”, tha të mërkurën Ministri çek për Industrinë dhe Tregtinë Jozef Síkela, pas një takimi të ministrave të energjisë të Bashkimit Evropian në Pragë.

Kriza energjetike e Evropës po thellohet ndërsa Rusia kufizon më tej eksportet e gazit natyror, duke i detyruar qeveritë të shpenzojnë miliarda për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët nga rritja e faturave ndërsa rajoni rrëshqet drejt recesionit.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 13 tetor

Story i radhës

Zbulohet një mozaik i rrallë 1600-vjeçar i kohës romake në Siri (FOTO LAJM)

Të fundit nga