Paradite mot me diell, ndërsa pasdite me reshje shiu

1 minut lexim

Në Maqedoni,moti sot në mëngjes do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.

UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të fortë veriore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Nga e hëna sinoptikanët parashikojnë mot stabil.

Temperatura deri të martën do të jetë në rënie të lehtë, ndërsa nga e enjtja do të shënojë rritje më të theksuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dyshime për drogë në Portin e Durrësit/ Hapet kontejneri me banane, mungojnë disa arka!

Story i radhës

“Jetët në rrezik”/ I nxehti ekstrem, ky shtet futet për herë të parë në hartën e kuqe dhe ngre alarmin

Të fundit nga