Paradite mot i nxehtë dhe me diell, pasdite pritjen reshje lokale të shiut

August 19, 2023
1 minut lexim

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Nga mesdita do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Pasdite vranësira do të shtohet dhe në pjesë të luginës do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Të dielën do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga veriu, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Më pas në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe shumë i ngrohtë.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pasaporta e Kosovës bëhet problem për transferimin e Florent Hasanit në Azerbajxhan

Story i radhës

Mali dhe Burkina Faso dërgojnë avionë luftarakë në Niger në përgjigje të ndërhyrjes së mundshme ushtarake

Të fundit nga

Adelina Tahiri shkëlqen në pushime

Këngëtarja Adelina Tahiri po shijon ditët e nxehta të verës në bregdet dhe ka ndarë disa momente me ndjekësit e saj në Instagram. Në njërën nga fotografitë, ajo ka pozuar duke parë
sqmken
ShkoLartë