Paraburgim tetë ditor për incidentin e djeshëm në qendër të Prilepit

1 minut lexim

Policia e Prilepit deri te Prokuroria Themelore Publike ka iniciuar kallëzim penal kundër 53 vjeçarit nga Resnja me inicialet N.K për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale rrezikim të sigurisë sipas nenit 143, paragrafi 3 i Kodit penal dhe dy kallëzime penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë sipas nenit 383 të Kodit penal.

Dje, i dyshuari është arrestuar pasi me furgonin e tij “mercedes sprinter” ka tentuar të shtypë inspektorë komunalë dhe një nëpunës policor të cilët po kryenin aktivitete zyrtare në qendrën e Prilepit rreth mesditës.

Për ta penguar policinë ai ka shtënë me armë në rrotat e automjetit. E gjithë situata ka qenë shok për qytetarët të cilët në atë kohë kanë qenë prezent në qendër të Prilepit.

N.K. është dërguar në stacion policor dhe është nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake ku i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh në SHNP- Burgu i Manastirit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ëndrra e dyfishtë e Chelsea-t

Story i radhës

Anduena Rifati: Gazeta ‘Bota sot’ ka dhënë kontribut në promovimin dhe zhvillimin e sportit 

Të fundit nga