paraburgim prej 30 ditesh per personin qe dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij 620297e4b9d86

​Paraburgim prej 30 ditësh për personin që dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij

February 8, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “dhunimi në vazhdimësi”, dhe “sulm seksual”.

Prokuroria përmes një komunikatë për medie njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”, nga neni 227 paragrafi 7, lidhur me paragrafin 4, nën paragrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se i njëjti në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek vajzën tjetër të mitur.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjykata zhvesh nga akuzat 3 kontrolloret e albcontroll dosja kthehet per rihetim 620297e2bf5ec
Story i mëparshëm

Gjykata “zhvesh” nga akuzat 3 kontrollorët e “Albcontroll”. Dosja kthehet për rihetim

d181d0bad0bed0bfd181d0bad0b8d182d0b5 d0b3d180d0b0d0b4d0bed0bdd0b0d187d0b0d0bbd0bdd0b8d186d0b8 d0b7d0b0d0b5d0b4d0bdd0be d181d0be d0b3 620298fc88938
Story i radhës

Скопските градоначалници заедно со Градот Скопје се обврзаа на системско решавање за отпадот во населените места

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë