Shkup, 27 dhjetor – Nga aksioni që pati para dy ditëve policia në kufirin e Tabanocit, paraburgim morën gjithsej gjashtë policë. Prej tyre, tre morën paraburgim prej 30 ditëve, dy morën paraburgim prej 8 ditëve ndërsa njëri është lëshuar në paraburgim shtëpiak. Tre të tjerë janë lëshuar të lirë por të njejtëve u është konfiskuar pasaporta, transmeton Zhurnal.
Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, në një aksion policor në pikën kufitare në Tabanoc u arrestuan komandanti, zv.komandanti, udhëheqësi i ndrimit dhe gjashtë policë.
Përshkak këtij aksioni, në kufi kishte ndalesë disa orëshe dhe kolonë e madhe e veturave.
Gjatë bastisjes u gjet një kuti me dollarë, euro, lira turke, franka gjermane dhe denarë. Gjithsej kishte 15 mijë euro./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk