​Paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale dhunim në Ferizaj

min lexim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.E., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale dhunim.

“I pandehuri më datë 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, duke e kërcënuar merr me veturë të dëmtuarën B.G., dhe e sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistrale Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajit.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 20 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.E., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G., dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistrale Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmuan ushtarët në Gramsh, rusët e ukrainasit dalin sot në Apel – ja çfarë kërkojnë

Story i radhës

Zv/ministri Bushi morri pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të Dialogut të Dytë të Migracionit në Sarajevë

Të fundit nga