Paraburgim 30 ditor për shoferin që shtypi për vdekje 24-vjeçaren afër qendrës tregtare “City Mall”

Nga Gjykata Themelore Penale njoftojnë se pas deklaratave të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij, gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar rekomandimin e Prokurorisë dhe ka caktuar 30 ditë paraburgim për shoferin i cili mbrëmë në rrugën “Aradhet Partizane” goditi për vdekje një vajzë 24 vjeçare nga Radovishi, shkruan TV21.

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike sot më herët kërkuan paraburgim për shkak të mundësive që i dyshuari të arratiset, të ndikojë tek dëshmitarët ose për shkak të rrezikut për përsëritjen e veprës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dimitrievski: Për shkak të Bullgarisë është vendosur në pikëpyetje edhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

Story i radhës

Politikat shqiptare përtej valorizimeve, glorifikimeve, stisjeve të ndryshme ose iluzioneve!

Të fundit nga