“Para të përgjakura” – filloi protesta për skandalin te Onkologjia në Shkup

1 minut lexim

Ka filluar protesta para qeverisë në Shkup për rastin e skandalit që dyshohet se ka përfshirë Klinikën e Onkologjisë dhe një pjesë të stafit të saj, për shitje në treg të zi të ilaçeve për pacientët me kancer.
Dyshimet, për të cilat po heton Prokuroria, filluan pas shkrimeve në media se pacientëve me kancer, iu jepej gjysmë terapi apo vetëm solucion fiziologjik në vend të asaj të duhurës. Nga ana tjetër, siç thuhet, terapitë origjinale janë shitur në tregun e zi, kryesisht në Kosovë.

Protesta është e dyta me radhë, pas asaj të para një javë që filloi para qeverisë dhe përfundoi tek objekti i prokurorisë.

Story i mëparshëm

Katër efektet e vjeshtës që ndikojnë në mënyra të ndryshme

Story i radhës

Zjarr në fshatin Dars të Klosit, flakët afër banesave

Të fundit nga