para nje numri te madh qytetaresh shkodran alili shpall kandidaturen e pavarur per kryetar kercove 680abcea8e38a

Para një numri të madh qytetarësh, Shkodran Alili shpall kandidaturën e pavarur për kryetar Kërçove

April 25, 2025
1 minut lexim

Aktivisti qytetar dhe humanisti Shkodran Alili ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës, gjatë një tubimi të organizuar në sallën sportive “Ivanidoll”, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh, transmeton ZYRTARE.net

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Alili theksoi se vendimi për të hyrë në garën për udhëheqës të qytetit nuk vjen si rezultat i ndonjë ambicie personale, por si përgjigje ndaj thirrjeve të qytetarëve dhe miqve që, sipas tij, kërkojnë ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për Kërçovën.

– Reklamim –

“Para jush shpalla kandidaturën për kryetar të Kërçovës. Këtë e bëra jo si ambicie, por si kërkesë e miqve dhe atyre që ia duan të mirën Kërçovës,” deklaroi Alili gjatë fjalimit.

Ai shtoi se nuk ka ndërmend të përfaqësojë ndonjë parti politike, por synon të mbrojë dhe të përfaqësojë vetëm interesat dhe besimin e qytetarëve.

Kandidatura e Alilit pritet të sjellë dinamizëm të ri në garën për të parin e komunës, veçanërisht në një klimë politike ku zërat e pavarur po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje nga opinioni.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

nga verberia ne drite si ta shnderroni pamjen tuaj ne superfuqi 680ab8b6653c7
Story i mëparshëm

Nga verbëria në dritë: Si ta shndërroni pamjen tuaj në superfuqi?

ballkani vetem dridhet pas turqise termete edhe ne bullgari dhe shqiperi 680abcedcef41
Story i radhës

Ballkani vetëm dridhet, pas Turqisë tërmete edhe në Bullgari dhe Shqipëri

Të fundit nga

Amorimi me gjest të madh

Ruben Amorim ka paguar për 30 anëtarë të stafit të tij mbështetës te Manchester United që të marrin familjet e tyre në finalen e Europa League javën e ardhshme në Bilbao, Spanjë,
ShkoLartë