Para deputetëve Propozim-ligji për pagë minimale i parashtruar nga opozita

min lexim

Shkup, 21 nëntor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e re të 19-të.

Para deputetëve si pikë nga rendi i ditës në këtë seancë është edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të parashtruar me procedurë të shkurtuar nga deputetët e LSDM-së. Me zgjidhje ligjor pritet që vlera e pagës minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut të arrijë 27.700 denarë në neto vlerë. Siç theksohet në zgjidhjen ligjore të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, zbatimi pritet të fillojë me pagesën e pagës për muajin nëntor të vitit 2024 e cila do të paguhet në muajin dhjetor të vitit 2024. Zbatimi i ligjit do të shkaktojë implikime financiare mbi Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 93.000.000 denarë.

Në rend dite është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, të parashtruar nga deputetët e LSDM-së me procedurë të shkurtuar. Me propozim ligjin rritet standardi i qytetarëve, u mundësohet shportë më e madhe konsumatore kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. Me ndryshimet e ligjit pritet që produktet bazike për ushqim të fëmijëve të lirohen nga procedura tatimore preferenciale prej 5 përqindëve. “Me nenin 2 vendoset nen i ri 30-g, me të cilin rregullohet se produktet bazike për ushqim të njeriut lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar ndaj qarkullimit dhe importit dhe se Qeveria përcakton mallrat dhe shërbimet më të afërta që bëjnë pjesë në këtë kategori.

Në lexim të parë të kësaj seance janë – Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistër të posaçëm për personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për krime të keqpërdorimit seksual, të të miturve dhe pedofili, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kulturë, Propozimi për ndryshim dhe plotësim të ligjit për gjendjen civile, Propozim i ligji për ndryshimin dhe plotësim të ligjit për pastërtinë publike, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varrezat dhe shërbimet funerale, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale. Në lexim të dytë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillm rajonal të balancuar, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu para deputetëve janë edhe Raporti vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës fëmijërore dhe për gjendjen në fushën e të drejtës dhe fëmijës dhe delikuencës fëmijërore për vitin 2023 dhe Planit financiar të Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2025.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Reali konfirmon rolet e Vinicius Jr dhe Mbappe në fushë

Story i radhës

Vazhdon kaosi me transportin publik në Shkup

Të fundit nga