Është një fotografi interesante e klubit të futbollit Ferizaj, disa futbollistë fytyrën e kanë me lloç pas një stërvitje (viti 2014).
Mes tyre është edhe ylli i futbollit të Kosovës, Ylber Ramadani dhe sot është reprezentues i Shqipërisë.
Ramadani me sukses po luan për Leccen në Serie A.
Ramadani me numër 5
Djaloshi që u rrit në fushat me lloçë të Kosovës, sot për të flitet me krenari në Itali.
Mediat italiane shkruajnë shumë herë për këtë djalosh luftarak në fushën e lojës, që me Shqipërinë janë kualifikuar në Kampionatin Evropian që mbahet gjatë verës.
Lecce aktualisht zë vendin e 13-të me 32 pikë pas javës së 32-të në Serie A.