Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ishte 4% në gusht, nga 4.1% në korrik, zbuloi të martën Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Pritjet e tregut ishin që shkalla e papunësisë të qëndronte në 4.1% për muajin gusht, e pandryshuar nga korriku, por shifra zyrtare prej 4% ishte nën parashikimet.
Shkalla e punësimit ishte 75% në MB në muajin gusht.
Ndërsa punonjësit e listës së pagave në vend u ulën me 35,000 (një rënie 0,1%) nga korriku në gusht 2024, ata u rritën me 165,000 (një rritje 0,5%) në bazë vjetore.
“Përllogaritja e hershme e punonjësve të listës së pagave për shtatorin 2024 u ul me 15,000 nga muaji në muaj, por u rrit me 113,000 (0.4%) nga viti në vit, në 30.3 milionë”, vuri në dukje raporti.
Burimi: botasot.info