Papunësia në Itali është më e ulëta në gati 16 vjet

July 2, 2024
1 minut lexim

Shkalla e papunësisë në Itali ishte 6.8 për qind në maj, njësoj si në prill, që do të thotë se është ende më e ulëta në gati 16 vjet, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave Italiane (Istat).

Sipas raportit, papunësia tek të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç në Itali është rritur me 0,1 për qind në 20,5 për qind në maj.

Muajin e kaluar, Istat publikoi një parashikim ku thuhej se ekonomia italiane do të rritet me një për qind këtë vit dhe me 1.1 për qind në 2025.

Rritja e kërkesës së brendshme dhe të huaj me 0,7 për qind secila do të mbështesë progresin e ekonomisë italiane, ndërsa ekonomia e Italisë do të rritet në vitin 2025 kryesisht falë rritjes së kërkesës së brendshme me 0,9 për qind, raportoi ANSA.

Instituti Kombëtar Italian i Statistikave vë në dukje se për shkak të tensioneve gjeopolitike ka ende “pasiguri të lartë në kuadrin ndërkombëtar” që mund të ndikojë në rritjen e PBB-së italiane.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bruksel apo Beograd?/ Vlora Hyseni “mollë sherri” tek komisioni për TIMS

Story i radhës

385 qytetarë të prekur nga rriqrat në Malishevë

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë