papergjegjesia e pushtetit lokal ne podujeve dhe e ministrise se transportit ndaj qytetareve te llapit 65679d5ce48e1

Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Podujevë dhe e Ministrisë së Transportit ndaj qytetarëve të Llapit!

November 29, 2023
min lexim

17 fshatra të Komunës së Podujevës që gravitojnë në pjesën perëndimore duke filluar nga fshati Llapashticë deri tek fshatrat më të larta të cilat shtrihen afër kufirit me serbinë, po ballafaqohen me një kaos urbanistik në vendin e ashtuquajtur afër Qërshiave të Llapashticës.

Në këtë kryqëzim i cili degzohet me dy drejtime dhe lidhet me rrugën magjistrale Podujevë Prishtinë ka kohë që ka filluar një i ashtuquajtur projekt i rrethrrotullimit i cili u shndërrua në një kaos urbanistik.

Kompania e cila ka fituar tenderin apo e cila është zgjedh për ti kryer punët rreth këtij rreth rrotullimi plotë qe tre muaj po i zhagit punët duke u shkaktuar probleme të mëdha drejtuesve të automjeteve të cilët për qdo ditë udhëtojnë deri në Prishtinë. Për shkak të kësaj papërgjegjësie një numër i bizneseve të cilat e ushtrojnë veprimtarinë në të dy anët e rrugës Skenderbeu e cila shpie drejt Podujevës kanë pësuar dëme të mëdha në afarizmin biznesor.

Pavarësisht se kush qëndron pas këtij projekti Komuna apo Ministria e Infrastrukturës përgjegjësitë kryesorë kanë emër dhe mbiemër e ata janë Shpejtim Bulliqi Kryetar i Komunës së Podujevës dhe Liburn Aliu Ministër i Transportit në Qeverinë e Kosovës.

Shpejtim Bulliqi i cili ishte dikur në Lidhjen Demokratike dhe në strukturat e saja në degën e Podujevës u largua nga kjo parti duke u bërë kryetar i Komisionit për shënimin e demarkacionit me Malin e Zi në Qeverinë e Ramush Haradinaj e la në gjysmë edhe këtë post duke kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ky zyrtar komunal i cili tani po sillet si (pashë) erdhi në krye të Komunës së Podujevës me përkrahjen e Albin Kurtit dhe me votat e Vetëvendosjes.

Qytetarët e Podujevës të cilët për qdo ditë i shkelin gropat dhe baltën e kësaj rruge janë të mllefosur për gjendjen në këtë segment rrugor dhe për neglizhencën e organeve përgjegjëse komunale dhe atyre qeveritare dhe janë të zhgënjyer me kompaninë e cila tani ka ndërprerë punën duke e tërhequr edhe mekanizmin përkatës teknik te punëve.  Se deri kur qytetarët e Llapit do të përballen me këtë problem (akut) mbetet të shihet.

Por dimri që po vjenë dhe me shumë do të vështirësojë transportin dhe lëvizjen e përditshme të njerëzve të kësaj ane, të cilët presin ndihmën nga Komuna apo nga Qeveria. Llapjanët nuk e meritojnë këtë gjendje ne hyrje dhe dalje te Podujevës.  

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mourinho kumbulla na ka lene pa opsione 65679d4edc01a
Story i mëparshëm

Mourinho: Kumbulla na ka lënë pa opsione

turkiye eshte pergjegjesi e komunitetit nderkombetar te ndaloje sulmet kunder civileve ne gaza 6567a5c1250a5
Story i radhës

Türkiye: Është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve në Gaza

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë