Vargjet e këngës së fundit të Shakirës “unë me ty nuk kthehem, as nëse qan apo më lutesh” duket se i përkasin realitetit të marrëdhënies së saj me ish-partnerin Gerard Pique.
Mediat Spanjolle bëjnë të ditur se futbollisti ka kërkuar ribashkimin me këngëtaren kolumbiane, por nuk pati sukses.
Paparaci i njohur spanjoll Zhordi Martin, ka konfirmuar se gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar. “Njerëzit pranë Shakirës më tregojnë që në prillin e kaluar ata kishin ndërprerë marrëdhënien e tyre. Një muaj më vonë, ai u pendua dhe u kthye në shtëpi, por nuk pati rezultat dhe aty e vendosën që të mbyllnin përfundimisht gjithçka. Por Clara ekzistonte në atë kohë”, tha paparaci.
Sipas tij, Shakira i kishte falur disa herë tradhtitë Pike gjatë viteve, por në këtë herë ajo kishte vendosur që të mos i jepte një tjetër mundësi. “Ajo e kuptoi që Clara Chia nuk ishte si të tjerat”.
Por paparaci i njohur insiston se Pique dhe e dashura e tij janë më të bashkuar se kurrë, edhe pse flitej për një krizë mes tyre, sidomos pas këngës ‘thumbuese’ të Shakirës.