Papa propozon ndëshkimin e abuzuesve seksualë si “vëllezër”

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku tha se personat e përfshirë në abuzime seksuale në Kishën Katolike duhet të ndëshkohen si “vëllezër”, transmeton Anadolu.

Biseda e Papës me një grup priftërinjsh jezuitë hungarezë gjatë vizitës së tij në Budapest, në datat 28-30 prill është publikuar nga revista “Civilta Cattolica”.

Papa gjatë bisedës iu përgjigj edhe pyetjes për ngacmimet dhe abuzimet si një nga problemet serioze me të cilat ballafaqohet Kisha Katolike.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si duhet trajtuar një prift në rastet e abuzimit seksual, Papa tha: “Pyetja juaj është shumë e fuqishme. Abuzuesi duhet të ndëshkohet, por si një vëlla. Ndëshkimi i tij duhet parë si një akt bamirësie”.

Ai e përshkroi abuzuesin si “armik”. “Ata meritojnë ndëshkim, por meritojnë edhe kujdesin baritor (edukim fetar special për priftërinjtë). Ata meritojnë dënimin dhe kujdesin baritor. Si do ta bëjmë këtë, nuk është e lehtë”, tha Papa.

Duke thënë se nuk është e lehtë të flasësh me të dhunuarit, Papa tha se të gjithë e ndjejnë këtë dhimbje kur krijohet ndjeshmëria me viktimat e abuzimit.

Lidhur me abuzimet në kishë në 10 vitet e fundit, Papa Françesku formoi një komision për këtë çështje para Vatikanit. Këto hapa të Papës nuk janë parë të mjaftueshme sa duhet nga disa qarqe.





Story i mëparshëm

Ky do të jetë drejtori i ri sportiv i Liverpoolit

Story i radhës

Telefonët gaming do të marrin “frymë” me çipin më të fundit nga MediaTek

Të fundit nga