Si ju duket ideja për t’i bërë Papa Françeskut, tashmë 85 vjeç, një palë atlete Nike Blazer Mid 77′ Vintage? Ndoshta më e çuditshmja, por At Jim Sichko pikërisht për këtë qëllim e bëri.
Sichko po vizitonte Vatikanin dhe nuk mund të kalonte pa rënë pak në sy. Kështu i lindi ideja për t’i bërë Papës një palë këpucë të personalizuara, që për hir të së vërtetës janë shumë të bukura.
Ati kontaktoi dizajnerët e True Blue Color, të cilët ishin konfuzë, por edhe të privilegjuar që krijimi i tyre do të mbërrinte deri te Papa. Kështu ata vendosën të lyejnë atletet me ngjyrën e verdhë dhe të bardhë, si ngjyrat e flamurit të Vatikanit, si dhe të vendosin stemën në to.
Në pjesën e pasme në mënyrë mjaft shik, në njërën atlete është shkruar Papa dhe në tjetër Françesku. Megjithëse veshja e tyre nga Papa është një ëndërr që nuk realizohet, me siguri stafi i tij i ka dedikuar një vend të veçantë në muzeun e dhuratave.