papa leone xiv rikthehet mes besimtareve pas operacionit faleminderit per lutjet tuaja 6ad8c817ddb1c

Papa Leone XIV rikthehet mes besimtarëve pas operacionit: Faleminderit për lutjet tuaja

October 21, 2026
1 minut lexim

Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për të mirëpritur Papa Leone XIV, i cili drejtoi audiencën e tij të parë të përgjithshme pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri. Ati i Shenjtë falënderoi besimtarët për lutjet dhe mbështetjen, ndërsa njoftoi rikthimin gradual në angazhimet e tij.

I buzëqeshur dhe në gjendje të mirë, Papa Leone XIV u rikthye në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke përshkuar sheshin me papamobilin e bardhë dhe duke përshëndetur pelegrinët e mbledhur për ta pritur.

Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e shtypit e Vatikanit, në audiencën e përgjithshme morën pjesë rreth 30 mijë besimtarë, mes të cilëve kardinalë dhe peshkopë.

Gjatë përshkimit të sheshit, Papa u ndal veçanërisht pranë fëmijëve, të cilët i bekoi, ndërsa u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

“Gjëja e parë që dua t’ju them është faleminderit për mbështetjen përmes lutjeve tuaja. Falënderojmë Zotin për bujarinë e tij. Le ta ripërtërijmë të gjithë besimin tonë në mirësinë dhe mëshirën e Zotit”, u shpreh Leoni XIV në hapje të audiencës.

Ati i Shenjtë, 71 vjeç, iu nënshtrua më 13 tetor një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, pas diagnostikimit me adenokarcinomë pulmonare.

Pas daljes nga spitali Gemelli në Romë, Papa kishte njoftuar se do t’i rikthehej gradualisht angazhimeve të tij. Audienca e kësaj të mërkure ishte e para që nga 7 tetori dhe u zhvillua sipas programit të zakonshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne shesh per rinine i moshuari i bashkohet protestes kam ardhur per studentet rama nuk eshte njeri per marreveshje 6ad8c7e37124f
Lajmi i mëparshëm

“Në shesh për rininë!” – I moshuari i bashkohet protestës: Kam ardhur për studentët, Rama nuk është njeri për marrëveshje

mustafa dauti dogana ndalon kontrabandimin e barnave kunder kancerit me vlere 336 mije denare 6ad8c88342536
Lajmi i radhës

Mustafa Dauti: Dogana ndalon kontrabandimin e barnave kundër kancerit me vlerë 336 mijë denarë

Të fundit nga

ShkoLartë