ne shesh per rinine i moshuari i bashkohet protestes kam ardhur per studentet rama nuk eshte njeri per marreveshje 6ad8c7e37124f

“Në shesh për rininë!” – I moshuari i bashkohet protestës: Kam ardhur për studentët, Rama nuk është njeri për marrëveshje

October 21, 2026
1 minut lexim

Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbështetje të të rinjve dhe studentëve.

“Jam në protestë për rininë, për studentët”, u shpreh i moshuari.

Ai kundërshtoi gjithashtu mundësinë e një dialogu mes kryeministrit dhe studentëve, duke u shprehur se Rama nuk ka treguar gatishmëri për dialog me protestuesit gjatë muajve të fundit.

“Pension 200 mijë lekë e kam, 40 vjet kam punuar. Çfarë na del? Kam djemtë, se po të mos i kisha djemtë, do të isha i vdekur. Dhe ky do takim me studentët. Do të bëjë marrëveshje? Nuk është njeri për të bërë marrëveshje me studentët.

Baballarëve dhe nënave të këtyre studentëve u ka thënë dele për 140 ditë. Nuk erdhi të na takonte. Tani u thotë studentëve: “Hajde të bëjmë marrëveshje”. Kjo është agjenturë e Vuçiçit, nuk ka punë me ne.

Do të shpopullojë Shqipërinë. Ku i marrim ushqimet ne? Në Serbi. Ku është bujqësia jonë?”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi mblidhet neser nga ora 1000 ky eshte rendi i dites 6ad8c784e0bb7
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi mblidhet nesër nga ora 10:00, ky është rendi i ditës

papa leone xiv rikthehet mes besimtareve pas operacionit faleminderit per lutjet tuaja 6ad8c817ddb1c
Lajmi i radhës

Papa Leone XIV rikthehet mes besimtarëve pas operacionit: Faleminderit për lutjet tuaja

Të fundit nga

ShkoLartë