Në pikën kufitare të Bogorodicës, ekipet mobile të Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e 29 flakonëve të barit „Xgeva“, me vlerë rreth 336 mijë denarë, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje.
Barnat ishin fshehur në kutinë e ndihmës së parë të një autobusi. Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 29 kuti dhe 30 etiketa vetëngjitëse.
Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar, ndërsa Dogana njofton se gjatë këtij viti ka sekuestruar mbi 30 mijë njësi barnash në raste të kontrabandës.
Mustafa Dauti thekson se transportimi dhe tregtimi i pakontrolluar i barnave paraqet rrezik serioz për shëndetin publik.
Burimi: lajmpress.org



