papa leo xiv dha tre te dhena te rendesishme se si do ta udheheq vatikanin 681e28f7022d4

Papa Leo XIV dha tre të dhëna të rëndësishme se si do ta udhëheq Vatikanin

May 9, 2025
min lexim

Që nga momentet e para dhe paraqitjes në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Leo XIV dha tre sinjale të rëndësishme për mënyrën se si do të jetë udhëheqësi i Kishës Katolike, e cila numëron 1.4 miliard besimtarë.

Shenja e parë e Leo-s për mënyrën se si do të udhëheqë ishte zgjedhja e emrit të tij. Papët shpesh e përdorin këtë zgjedhje për të dërguar një sinjal të parë të rëndësishëm rreth prioriteteve të papatit të tyre të ri.

Papa Françesku mori emrin e Shën Françeskut të Asizit nga shekulli XIII-të, i cili hoqi dorë nga pasuria dhe dëshironte të kujdesej për të varfrit. Papa i fundit që mori emrin Leo, Leo XIII-të, i kushtoi pjesën më të madhe të papatit të tij nga viti 1878 deri më 1903 mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, duke kërkuar pagë të drejtë, kushte të drejta pune dhe të drejtën për t’u anëtarësuar në sindikata.

“Duke zgjedhur emrin Leo XIV-të, ai tregon se është i përkushtuar ndaj mësimit shoqëror të kishës”, tha at Thomas Reese, komentator jezuit që ndjek nga afër papatin.

Shenja e dytë ishte zgjedhja e gjuhës dhe fjalëve që përdori, të cilat theksuan qartë nevojën për paqe – një temë në të cilën ishte përqendruar edhe Papa Françesku.

Asnjë pjesë e fjalimit drejtuar turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit nuk ishte në anglisht; ai foli në italisht, gjuhën e papatit dhe kaloi shkurtimisht në spanjisht për të përshëndetur komunitetin e tij të dikurshëm në Peru, ku kishte kaluar kohë si misionar. Ai nuk përmendi SHBA-në, vendin ku ka lindur.

Papa i ri, duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, tregoi se sa i përket luftërave, do të ecë në të njëjtën rrugë. Papa Leo XIV tha se dëshironte të ndante paqen e Zotit dhe iu referua paraqitjes së fundit të Françeskut.

“Ende e kemi në vesh atë zë të dobët, por gjithmonë trim, të Papës Françesku”, tha ai, dhe më pas kërkoi leje për të dhënë të njëjtin bekim që Françesku dha vetëm disa javë më parë, duke thënë se “Zoti na do, Zoti i do të gjithë dhe e keqja nuk do të fitojë. Jemi në duart e Zotit”.

Shenja e tretë nga Papa i ri, Leo XIV ishte zgjedhja e veshjes në paraqitjen e parë.

Ndryshe nga Françesku, i cili hoqi dorë nga të gjitha shenjat e papatit, që në ditën e parë kur u zgjodh në vitin 2013, Papa Leo XIV mbante veshjen tradicionale të kuqe papnore. Edhe pse ndjek traditën e Papa Françeskut, Papa Leo XIV e bëri të qartë se është një papë i ri dhe ndryshe.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

turpi mbulon futbollin maqedonas federata perjashton dy klubet shqiptare pasi braktisen ndeshjet 681e25706e6f9
Story i mëparshëm

Turpi mbulon futbollin maqedonas, Federata përjashton dy klubet shqiptare pasi braktisën ndeshjet

metodat natyrore qe ju ndihmojne te permiresoni gjendjen shpirterore 681e2ad38fa19
Story i radhës

Metodat natyrore që ju ndihmojnë të përmirësoni gjendjen shpirtërore

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip
ShkoLartë