Papa Françesku i tha një të riu transgjinor se “Zoti na do ashtu siç jemi” në një podcast të ri të publikuar të martën nga Vatikani.
Komentet e Françeskut u shfaqën në episodin e dytë të “Popecast” të Vatikanit përpara Ditës Botërore të Rinisë – një ngjarje globale që do të zhvillohet në Lisbonë, Portugali, nga 1 deri më 6 gusht.
Udhëheqësi i Kishës Katolike dëgjoi dhe komentoi mesazhet audio të lëna nga të rinjtë katolikë duke ndarë historitë e tyre personale, shkruan Reuters.
Në një nga mesazhet, një person transgjinor i quajtur Giona foli për sfidat e pajtimit të identitetit të tyre gjinor me besimin e tyre katolik.
“Perëndia na do ashtu siç jemi”, tha papa 86-vjeçar në italisht, duke shtuar se edhe për “mëkatarët” kujdeset Ati Qiellor.
“Zoti na shoqëron. Edhe nëse jemi mëkatarë, Ai është afër të na ndihmojë”, tha ai sipas Vatican News. “Mos u dorëzo, vazhdo të përpiqesh”.
Papa me origjinë argjentinase ka treguar njëfarë hapjeje ndaj katolikëve LGBTQ krahasuar me paraardhësit e tij.
Burimi: GAZETA.MK