Papa Françesku thirrje politikanëve për parandalimin e vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe

min lexim

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku tha se rreth 2 mijë emigrantë humbën jetën këtë vit gjatë përpjekjes për të kaluar në Evropë dhe u bëri thirrje politikanëve të parandalojnë këtë situatë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Vatican News”, një prej organeve publikuese zyrtare të Vatikanit, Papa kreu lutjen tradicionale të së dielës nga dritarja e zyrës që sheh në sheshin e famshëm të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Në një fjalim pas lutjes, Papa rikujtoi fatkeqësinë e anijes së emigrantëve që ndodhi brenda javës në Itali ku humbën jetën 41 persona dhe bëri lutje për këta persona. “Me dhimbje dhe me turp më duhet të them se që nga fillimi i këtij viti në det kanë humbur jetën rreth 2 mijë gra, meshkuj dhe fëmijë teksa përpiqeshin të mbërrinin në Evropë”, tha Papa.

Ai, fatkeqësitë e përjetuara në Mesdhe, i cilësoi si “plagët e gjakosura të njerëzimit”. Papa i ftoi të gjithë politikanët të shërojnë këtë plagë me frymën e vëllazërisë dhe solidaritetit dhe të parandalojnë më shumë fatkeqësi.

Në lutjen e tij Papa përkujtoi edhe personat që kanë humbur jetën në zjarret pyjore në Hawaii të SHBA-së.

Në brigjet e ishullit Lampedusa të Italisë më 9 gusht u përmbyt një anije me emigrantë të parregullt ku si pasojë humbën jetën 41 persona.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), që nga viti 2014 në det kanë humbur jetën mbi 14 mijë persona gjatë përpjekjes për të kaluar nga Libia dhe Tunizia për në Itali.





Story i mëparshëm

Zhduken tre të rinj nga Maqedonia në Greqi/ Dy ditë pa asnjë gjurmë, në dhomë janë gjetur gjurmë gjaku, mungojnë valixhet e tyre

Story i radhës

Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve, po vizitohen nga ekipet mobile

Të fundit nga