​Papa Françesku: Priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini

December 18, 2023
1 minut lexim

Papa Françesku ka miratuar zyrtarisht lejimin e priftërinjve të bekojnë çiftet e të njëjtit gjini, me një dokument të ri që shpjegon një ndryshim radikal në politikën e Vatikanit, shkruan apnews.com

Sipas dokumenti ”njerëzit që kërkojnë dashurinë dhe mëshirën e Zotit nuk duhet t’i nënshtrohen ‘një analize morale shteruese’ për ta marrë atë”.

Dokumenti nga zyra doktrinore e Vatikanit, i botuar sot, shtjellon një letër dërguar nga Françesku dy kardinalëve konservatorë.

Në atë përgjigje paraprake, Françesku sugjeroi që ”bekime të tilla mund të ofroheshin në disa rrethana nëse riti nuk ngatërrohej me sakramentin e martesës”.

Sipas dokumentit papnor ”bekimet nuk duhet të jepen në të njëjtën kohë me bashkimin civil apo edhe me veshjet dhe gjestet që i përkasin një martese”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Datat dhe oraret, ja kur do luhen ndeshjet e 1/8-ave të Champions League

Story i radhës

Spasovski dhe Laanemets nga Talini: Së bashku le të bëjmë Evropën më të sigurt për qytetarët tanë

Të fundit nga

ShkoLartë