papa francesku mesazh te rinjve mos kini frike 64d0219bbfea4

Papa Françesku mesazh të rinjve: Mos kini frikë

August 6, 2023
1 minut lexim

Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën të mos i humbin shpresat dhe t’i mbajnë gjallë ëndrrat për një të ardhme më të mirë, gjatë një meshe përmbyllëse në Kishën Katolike në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë.

“Mos u frikësoni”, tha papa të dielën më 6 gusht në Portugali, duke e përsëritur thirrjen e tij disa herë.

Papa Françesku u tha të rinjve se ata janë shumë të nevojshëm në një botë të rrethuar me kaq shumë telashe. Rreth 1.5 milion besimtarë morën pjesën në meshën e mbajtur jashtë në parkun Tejo, në kryeqytetin portugez.

Përafërsisht numri i njëjtë i njerëzve morën pjesë në një vigjilje të lutjes në vend të hapur të shtunën pasdite, shumica prej të cilëve e kishin kaluar natën në tenda kampingu në park.

Pasditen e së dielës, papa i takoi vullnetarët e Ditës Botërorë të Rinisë, para kthimit në Romë në mbrëmje.

Rreth 700 peshkopë dhe mbi 10 mijë priftërinj iu bashkuan festës në meshën e së dielës. Në fund të meshës, papa njoftoi se Dita Botërore e Rinisë do të mbahet më 2027 në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.v

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mexhiti ben pergatitjet e fundit per partine e re 64d01e8c76218
Story i mëparshëm

Mexhiti bën përgatitjet e fundit për partinë e re

mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese con drejt krizes 64d03aad4b062
Story i radhës

Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese çon drejt krizës

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 2 Prill 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur me situatat e dyshimta. Sa
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë