Papa Françesku ka zbuluar në një intervistë se për 2023 ka nënshkruar një letër dorëheqje në rast se do të ketë probleme shëndetësore.
Kreu i Kishës Katolike Romake, i cili dje mbushi 86 vjeç, i bëri këto deklarata në një intervistë për gazetën spanjolle ABC. Shëndeti i Papa Françeskut duket të jetë i mirë, me përjashtim të një problem në gju.
Siç shpjegoi ai, letrën ia dha kreut të atëhershëm të diplomacisë së Vatikanit, kardinalit Tarcisio Bertone, i cili e kishte mbajtur atë detyrë që nga mandati i Papës së mëparshme Benediktit. Bertone qëndroi në atë post për rreth gjashtë muaj pasi Françesku u zgjodh më 13 mars 2013.
Françesku ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të tërhiqej nëse shëndeti i tij e pengonte atë të drejtonte Kishën Katolike Romake.
“Unë tashmë e kam nënshkruar dorëheqjen time. Tarcisio Bertone ishte kreu i diplomacisë. E firmosa dhe i thashë: “Në rast invaliditeti për arsye mjekësore apo të tjera, ja dorëheqja ime. Ju e keni atë. Nuk e di se kujt mund t’ia ketë dhënë kardinali Bertone, por ia dhashë sepse ishte kreu i diplomacies”, tha ai.