papa ben thirrje per korridore humanitare per evakuimin e civileve nga mariupol 626eb86a66376

​Papa bën thirrje për korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga Mariupol

May 1, 2022
1 minut lexim

Papa Françesku përsëriti sot thirrjen për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga qyteti ukrainas i Mariupolit, i cili, siç tha ai, “u bombardua dhe u shkatërrua në mënyrë barbare”.

“Mendimet e mia janë me qytetin ukrainas të Mariupolit, qytetin e Marias, i bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare. E përsëris thirrjen për hapjen e korridoreve të siguruara humanitare”, tha Papa gjatë lutjes së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Nga Mariupoli, i cili u shkatërrua pothuajse plotësisht pas disa javësh rrethimi, grupi i parë i civilëve doli nga fabrika e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në atë qytet.

Sipas batalionit ukrainas Azov, rreth njëzet civilë u evakuuan, që është evakuimi i parë i suksesshëm pas përpjekjeve të mëparshme të pasuksesshme.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Papa dënoi “regresionin e errët të njerëzimit”.

“Të mos heqim dorë nga logjika e dhunës, spiralja perverse e armëve”, tha Papa.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

4 shenjat qe tregojne se ju nuk po vishni recipetat e duhura 626eb830bc5c1
Story i mëparshëm

4 shenjat që tregojnë se ju nuk po vishni reçipetat e duhura

politika dhe morali kosove shqiperi 626eb86eb467d
Story i radhës

Politika dhe morali Kosovë –Shqipëri

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën
ShkoLartë