Anëtarja nga Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, sa ishte në opozitë e ka kundërshtuar çështjen e Asociacionit dhe sipas saj, Kurti këtë e ka bërë vetëm për pushtet.
“Atëherë e ka bërë për pushtet, pra e ka kundërshtuar për të krijuar një kauzë e cila do t’i ndihmonte për të ardhur në pushtet, dhe këtë e arriti dhe po e bënë tani për ta mbrojtur pozicionin e vetë, për ta mbrojtur dhe për të qëndruar në pushtet”, tha ajo.
Sipas saj, tani Kurti e di që mospranimi i çfarëdo marrëveshje nga ana e tij nënkupton largiomin e tij nga pushteti.
“E din që mospranimi i çfarëdo marrëveshje nga ana e tij, i gjetjes së zgjidhjeve, automatikisht jo vetëm që do të nënkuptonte që ai duhet të dorëhiqej nga pushteti, por do ta bënte krejtësisht pa justifikueshëm madje edhe qëndrimin e tij në politikë”, tha Pantina.
Ajo tha për Kurtin që pasi që ka fituar 50 për qind të votave nga qytetarët, dhe me këtë pushtet nuk ka arritur të gjejë zgjidhje, atëherë njerëzit duhet më pak t’i besojnë.
“Nëse ti i ke pasur më shumë se sa 50 për qind të pushtetit, dhe me atë pushtet nuk ke arritur ta gjesh një zgjidhje pse njerëzit duhet të besojnë pak?”, tha ajo.
Pantina ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2014-2019. Ajo ka qenë pjesë e Vetëvendosjes dhe më pas e Partisë Socialdemokrate (PSD). Ndërsa në fillim të këtij viti Pantina ka aderuar në LDK.