“Për momentin nuk nevojiten masa të reja sepse në krahasim me atë që ndodhi në vjeshtë, numri i shtrimeve në spital dhe i vdekjeve është ulur. Kulmi me variantin Omicron BA5 po ndodh tani dhe duhet të zvogëlohet deri në fillim të vitit të ri shkollor”, deklaron profesor Nikolla Panovski.
“Mendoj se nuk ka aspak se ka vend për panik sepse në krahasim me situatën me Covidin që kishim vitin e kaluar, tashmë rastet janë ulur për 15 fish. Varianti i ri është një definimim mes gripit sezonal dhe fruthit, pra nuk përbën ndonjë rrezik, ndaj dhe numri i hospitalizimeve është ulur dukshëm. Rastet qe figurojnë pozitive janë shumica asimptomatikë, sepse ose e kanë kaluar më herët koronavirusin ose janë vaksinuar”, u shpreh Panovski.
Përhapja më e madhe e virusit tani është për shkak të periudhës së ngrohtë kur njerëzit për të shmangur të nxehtin ndodhen në dhoma të mbyllura dhe me ajër të kondicionuar dhe pikërisht për këtë është shumë i rëndësishëm ajrimi i ambienteve por edhe pastrimi i brendshëm i tyre.
“Duhet ajrosur rregullisht ambientet e mbyllura qoftë nëpër dhoma, autobusë apo aeroplanë. Ajri i filtruar ndihmon që virusët të mos kalojnë nga njëri person tek tjetri, por natyrisht që duhet kujdesur edhe për pastrimin e brendshëm të ambienteve ku ne punojmë ose qendrojnë një pjesë të mirë të kohës”, tha Panovski.
Sipas profesorit, për momentin mjafton të respektohen masat aktuale mbrojtëse.
Është e rëndësishme që ata qytetarë që janë në grupet e rrezikut të mbrohen me dozë përforcuese të vaksinës.