Panova: Poshtëruese për një të diplomuar të deklarohet me kombësi tjetër për të gjetur punë

1 minut lexim

Deputetja Eli Panova nga VMRO-DPMNE e ftuar në emisionin “Daily Click” në TV21 foli për heqjen e balancuesit. Ajo theksoi se balancuesi është sjellë në mënyrë poshtëruese ndaj disa qytetarëve, kur atyre u është dashur të deklaroheshin me kombësi tjera, vetëm për t’u punësuar.

“Është poshtëruese për dikë që ka mbaruar universitetin të duhet të deklarohet me një kombësi tjetër për të marrë një punë në administratë”, tha Panova.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Al Pacino beson se do të vdesë i vetëm pas ndarjes nga e dashura 54 vjet më e re

Story i radhës

Shpëtimi i një personi në Floridë gjatë uraganit: Notonte mbi një frigorifer 50 km larg bregut

Të fundit nga