Pankarta provokuese në Bllagoevgrad: “Maqedonia është bullgare”

October 30, 2022
1 minut lexim

Janë vendosur pankarta provokuese në hyrje të Blagoevgradit ku shkruhet se “Maqedonia është bullgare”.

”Bllagoevgradi është i gatshëm të mirëpresë Hristijan Mickoskin. Ju ftojmë sot në protestë kundër provokimeve të maqedonizmit në Pirin Maqedoni”, ka postuar në profilin e tij në Facebook, presidenti i VMRO-së Angel Xhambaski.

“Të shpalosim flamurin bullgar në orën 11:00 në monumentin Goce Dellçev për të kundërshtuar antibullgarizmin e marionetave serbe nga Shkupi. Interesi ynë kombëtar duhet të mbrohet, prandaj detyra kryesore e çdo bullgari të vërtetë duhet të jetë me ne sot në Blagoevgrad. Së bashku duhet të mbrojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë!”, shton ai.

VMRO për sot ka paralajmëruar protestë kundër hapjes së qendrës kulturore maqedonase, por sipas njoftimeve ajo nuk do të mbahet në klubin “Nikola Vaptsarov”, por në një vend tjetër në Bllagoevgrad.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportet e drithërave, reagon Biden

Story i radhës

I rreptë me kartonët,

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë