Panik në ajër/ Turbulenca gjatë fluturimit, raportohet për gjashtë të plagosur

1 minut lexim

Të paktën gjashtë pasagjerë mbetën të plagosur, si pasojë e turbulencave në një avion të kompanisë “Turkish Airlines”.

Kompania bëri me dije se mes të plagosurve nga ky incident janë 4 pasagjerë dhe 2 stjuardesa.

Fluturimi Stamboll-Taipei dhe numër TK-24 u përball me turbulenca 2 orë para uljes në aeroportin e Taipeit.

Në avion ndodheshin 214 pasagjerë.

Këshilltari për shtyp i “Turkish Airlines”, Yahya Ustun shtoi se avioni u ul në Taipei pa asnjë problem, teksa pasagjerët u dërguan në spital për kontrolle.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Viti i ri shkollor, policia del me njoftimin e rëndësishëm për prindërit dhe mësuesit

Story i radhës

Ndalohet për 48 orë personi zyrtar në Ferizaj, dyshohet se falsifikoi dokumente

Të fundit nga