panelet fotovoltaike nderpritet mbledhja e keshillit bashkiak ne bulqize efektivet perplasen me banoret 69f376b33655e

Panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët përplasen me banorët

April 30, 2026
1 minut lexim

Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara nga prania e banorëve të Gjoricës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaike në zonën e tyre.

Sipas tyre, ky projekt cenon drejtpërdrejt kullotat që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë, duke rrezikuar jetesën e tyre.

Banorët pretendojnë gjithashtu se procesi i miratimit të projektit është shoqëruar me parregullsi, pasi firmat në mbështetje të paneleve, sipas tyre, janë mbledhur edhe nga persona që nuk jetojnë në Gjoricë. Kjo ka rritur edhe më shumë pakënaqësinë dhe mosbesimin ndaj vendimmarrjes së autoriteteve lokale.

Situata është tensionuar më tej nga prania e forcave të shumta të policisë, të cilat kanë penguar hyrjen e banorëve në sallën e mbledhjes.

Ndërkohë, edhe këshilltarët e djathtë nuk janë lejuar të futen, pasi dera e sallës ka qenë e mbyllur. Atyre u është komunikuar se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër, edhe pse orari i parashikuar për zhvillimin e saj ende nuk kishte ardhur.

Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe funksionimin normal të institucioneve vendore, ndërsa banorët kërkojnë dëgjimin e zërit të tyre dhe rishikimin e projektit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haxhiu publikon vendimin zgjedhjet e parakohshme me 7 qershor ne kosove 69f37650ef11e
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu publikon vendimin: Zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor në Kosovë

mashtrim ne sheshin maqedonia ne shkup 73 vjecari jep 4 000 denare per nje diamant fals 69f37f8cd6cb8
Lajmi i radhës

Mashtrim në Sheshin “Maqedonia” në Shkup: 73-vjeçari jep 4.000 denarë për një “diamant” fals

Të fundit nga

ShkoLartë