Panel diskutim “E ardhmja evropiane e rajonit dhe aktorët e jashtëm shtetëror”

September 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 shtator – Organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (ASK) dhe Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të mbahet panel diskutim me temën “E ardhmja evropiane e rajonit dhe aktorët e jashtëm shtetëror”.

Diskutimi është organizuar në kuadër të hapjes zyrtare të të ashtuquajturës Shkollë për siguri 2024, të cilën Kas dhe Fakultetit filizofIik-Shkup, ndërsa me mbështetje të fondacionit tonë simotër Vilfrid Martens, Qendrën për Studime evropiane nga Brukseli, tradicionalisht e organizojnë vitet e fundit.

Nisma synon të inkurajojë bashkëpunimin dhe miqësinë mes vendeve të rajonit, duke ofruar një platformë që bashkon studentë dhe profesionistë të rinj, si dhe ekspertë dhe përfaqësues nga sfera akademike nga tre vende fqinje, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia, me qëllim të diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave për tema me interes të përbashkët, siç janë çështjet e sfidave të sigurisë rajonale dhe bashkëpunimi rajonal në këtë fushë.

Ngjarja do të hapet nga zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitriovksi, ndërsa fjalime hyrëse do të mbajnë përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer , Daniel Braun, përfaqësuesi i Qendrës për studime evropiane, Villfrid Martens Gavin Sinot, si dhe dekani i Fakultetit filozofik prof. dr. Oliver Bakreski.

Diskutimi do të moderohet nga prof. dr Marjan Gurovski nga Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, i cili do të mbajë edhe prezantimin e tij hyrës në këtë temë.

Sipas agjendës, në panelin do të drejtohen edhe koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, Ana Krstinovska nga Shoqata për Zhvillimin e strategjive, hulumtime, edukimi dhe promovim të vlerave ndërkombëtare ESTIMA dhe Prof. Dr. Nenad Markoviq nga Fakulteti Juridik “Justiniani i parë” – Studime Politike, Universiteti  Shën Kirili dhe Metodi – Shkup.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apeli e dënoi me 1 vit burg; a do të arrestohet sot deputeti Ervin Salianji?

Story i radhës

Uragani në Florida/ 3 të vdekur dhe një i plagosur. 1.3 milionë banesa pa energji elektrike

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë