pandora do te monitoroje 20 planete 6967812ec3c77

“Pandora” do të monitorojë 20 planete

January 14, 2026
1 minut lexim

Lëshohet në orbitë teleskopi i ri hapësinor i Nasës, Pandora.

Qëllimi konsiston në studimin e atmosferës së të paktën 20 planetëve që gjenden jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve përkatës.

Misioni për zbulimin e botëve të tjera do të zgjasë vetëm një vit. Ka një peshë prej vetëm 325 kg, ka të montuar një teleskop me diametër 45 cm dhe është programuar të kalojë pranë yjeve të 20 planetëve të targetuar.

Duke analizuar dritën që përshkon ndërmjet atmosferave të tyre, do të përcaktojë praninë e avujve, mjegullës apo reve dhe do të mbledhë në të njëjtën kohë edhe të dhëna me rreze infra të kuqe.

Sipas informacioneve të ndara nga Agjencia Hapësinore Amerikane NASA, teleskopi Pandora do të përqendrohet veçanërisht mbi planetë të cilët kanë atmosfera të dominuara nga dy elemente thelbësore, uji dhe hidrogjeni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u arratis dje nga spitali kontrolle ne tirane durres dhe elbasan per altin ndocin 696781041f54d
Lajmi i mëparshëm

U arratis dje nga spitali, kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

osmani pas takimit me sorensenin dialogu te perqendrohet ne njohje reciproke 6967815e7a694
Lajmi i radhës

Osmani pas takimit me Sorensenin: Dialogu të përqendrohet në njohje reciproke

Të fundit nga

ShkoLartë