Pamje të ndryshme po qarkullojnë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila dje miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Një video nga larg ka kapur momentin kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq pak minuta pas përfundimit të seancës së OKB-së, valëviti flamurin serb dhe bëri përshëndetjen me tre gishta për kamerat.
Ky veprim i tij vjen pas atij të parit, pak pas momenteve kur rezultatet e votimit dolën në ekran. Vuçiq u pa i nervozuar e i skuqur në fytyrë nga rezultati që pa.
After the UNGA session ended, Vucic waved the Serbian flag and flashed the three-finger salute for the cameras. https://t.co/1xyYubVVJY pic.twitter.com/wabliWH2gx
— Admirim (@admirim) May 23, 2024
Ndryshe rezoluta për Srebrenicë, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.
Burimi: botasot.info