Një shpërthim i fuqishëm nga ushtria izraelite hodhi në erë sot shtëpinë e 27 vjecarit Diaa Hamarsha, në Bregun Perëndimor, autorit të një sulmi me pesë të vrarë pranë Tel Aviv.
Izraeli shkatërron rregullisht shtëpitë e individëve që fajëson për sulme ndaj izraelitëve, megjithsë praktika është dënuar si ‘dënim kolektiv’ ndaj familjareve.
Vetëm në 24 orët e fundit 3 të rinj palestinezë janë vrarë nga ushtria gjatë përleshje të nisura prej muajit të kaluar me sulmet në xhaminë e Jeruzalem.
Ushtria tha se gjithashtu kishte arrestuar babanë e atentatorit dhe se kishin informuar familjen për urdhrin e shkatërrimit të shtëpisë.
Dhuna e djeshme pranë kampit palestinez të Deisheh i kushtoi jetën më së fundmi 29 vjeçarit Aiman Muhaisen.
Më herët një grua palestineze që iu afrua ushtarëve me thikë u vra prej tyre, ndërsa viktima e tretë u vra gjatë një aksioni të ushtrisë në veri të Bregut Perëndimor po atë ditë.
Forcat izraelite të sigurisë kanë shtuar operacionet e tyre në Bregun Perëndimor me arrestime të të dyshuarve për sulme brenda Izraelit.
Palestinezët kanë tentuar të ndalojnë bastisjet e ushtrisë duke qëlluar me shishe benzine, gurë e blloqe betoni.