Inteligjenca ushtarake ukrainase ka arritur të përgjoj një bisedë në radiolidhje mes ushtarëve të Koresë së Veriut, që janë përfshirë në luftë kundër Ukrainës.
Eprorët e inteligjencës ushtarake ukrainase kanë publikuar një audio-incizim me titra në gjuhën ukrainase, ku personeli ushtarak verikorean kishin zhvilluar një bisedë.
Ushtarëtr verikorean komunikojnë me emrin e koduar “mjeshtri”, ku urdhërohen bashkëluftëtarët e tyre që të kthehen menjëherë.
Kjo bisedë është përgjuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku janë duke u grumbulluar forcat e ushtrisë verikoreane që po luftojnë përkrah rusëve kundër ukrainasve.
Edhe ukrainasit kanë konfirmuar grumbullimin e trupave verikoreane në Kursk të Rusisë.
Burimi: botasot.info