Janë publikuar pamjet e banesës ku një 15-vjeçar në Athinë është përdhunuar për një muaj rresht nga një grup prej tetë personash (shokë klase).
Mediat greke, raportojnë se 8 të miturit kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë të braktisur, në të cilën grupi i të miturve kanë përdhunuar bashkëmoshatarin e tyre në mënyrë sistematike për një muaj rresht. Viktima dhe tre persona të tjerë janë studentë të EPAL, ndërsa njëri prej autorëve shkon në shkollë të mesme të përgjithshme.
Nga pamjet e bëra publike, shihet se brenda banesës së braktisur ndodhet një divan, mbi të cilin dyshohet se 15-vjeçarët kanë përdhunuar shokun e klasës, duke e rrahur gjithashtu me sende të forta.
Mësohet se në ambjentet e brendshme të shtëpisë janë gjetur pranga dhe helmeta. Sakaq, viktima është kërcënuar psikologjikisht shumë herë në mënyrë që të mos tregonte asgjë për përdhunimin tek familja e tij.