Pamjet/ Burri tërheq zvarrë me motor një baldosë

1 minut lexim

Një rast i abuzimit me kafshët është zbuluar së fundmi në Kavalla, Greqi.

Një burrë po tërhiqte zvarrë një baldosë me motorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

“Çfarë po zvarritet atje? Është qen?”, janë komentet që dëgjohen nga brenda makinës në të cilën ndodhen dy të rinjtë që denoncuan burrin. 

VIDEON MUND TA NDIQNI KETU

Në fakt kanë tentuar ta ndalojnë, por nuk ia kanë dalë sepse ka vrapuar në arë.

Më pas dy të rinjtë kanë shkuar në komisariatin e zonës së tyre ku kanë bërë denoncimin përkatës.

Burri u arrestua ndërsa baldosa kishte ngordhur dhe sipas Philozoiki Kavala nuk dihet nëse ka ngordhur teksa burri po e tërhiqte zvarrë apo ishte tashmë e pajetë. Për këtë është transferuar në Athinë për autopsi.

Rastin e ka marrë pylltaria e Kavallës.

Story i mëparshëm

Kuvend, vazhdon debati për anëtarë në kushtetuese

Story i radhës

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Të fundit nga