Pamje/ Vritet në betejë, ja kush ishte “Fantazma e Kievit” që rrëzoi mbi 40 avionë rus

April 29, 2022
min lexim

Majori Stepan Tarabalka u bë një figurë kulti në fillim të luftës dhe thuhej se patrullonte qiejt mbi kryeqytetin ukrainas, duke i dhënë pseudonimin “Fantazma e Kievit”.

Një pilot i frikshëm luftarak që përflitet se ka rrëzuar më shumë se 40 avionë rusë, ka humbur jetën duke mbrojtur Ukrainën, sipas mediave lokale, shkruan mirror.co.uk.

Majori Stepan Tarabalka, i njohur me sa duket edhe si “Fantazma e Kievit”, humbi jetën kur MiG-29 me të cilin po fluturonte u rrëzua teksa po luftonte me forcat “dërrmuese”, të armikut, njoftoi kryebashkiaku i Kolomias, Bogdan Stanislavsky.

29-vjeçari u bë një figurë kulti në fillim të luftës dhe thuhej se patrullonte qiellin mbi kryeqytetin ukrainas.

Image

Stepan Tarabalka humbi jetën duke mbrojtur Ukrainën

Tarabalka, babai i një fëmije thuhet se ka rrëzuar gjashtë avionë rusë në ditën kur filloi pushtimi dhe se totali i tij arriti në mbi 40 deri në kohën e vdekjes së tij.

Majori Tarabalka fitoi famë pasi qeveria ukrainase shpërndau një video në Twitter që tregon përshtypjen e një artisti për pilotin.

“Njerëzit e quajnë atë Fantazma e Kievit. Dhe me të drejtë – ky ace i UAF (Forca Ajrore Ukrainase) dominon qiejt mbi kryeqytetin dhe vendin tonë dhe tashmë është kthyer në një makth për aeroplanët pushtues rusë”, shkruhej në postimin në Twitter.

Zyrtarë të lartë brenda qeverisë ukrainase kanë këmbëngulur se ai ishte i vërtetë, pavarësisht pretendimeve se ai ishte një mit i krijuar për të rritur moralin në vendin e Evropës Lindore.

Disa video që pretendonin se tregonin “Fantazmën e Kievit” u bënë virale në internet, pavarësisht se në fakt shfaqnin avionë në një videolojë.

Image

“Fantazma e Kievit” u bë një legjendë në vend

“Stepan luftoi për vullnetin dhe pavarësinë e shtetit tonë. Ai e ruajti qiellin nga armiqtë. I përjetshëm kujtimi dhe nderi mbrojtësit tonë!”, tha rryetari Stanislavsky.

Majori Tarabalka ishte nga një familje e klasës punëtore dhe lindi në fshatin e vogël Korolivka në Ukrainën perëndimore.

Ai u diplomua në Universitetin Kombëtar të Forcave Ajrore të Kharkiv. Ai la pas gruan e tij Olenia dhe djalin e tyre tetë vjeç, Yarik.

Pas vdekjes së tij, Majorit Tarabalka iu dha medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë në luftim, “Urdhri i Yllit të Artë”, me titullin Hero i Ukrainës.

Prindërit e tij dhanë një intervistë për NPR gjatë së cilës nëna e tij, Nahtalia, përshkroi se si ai shikonte avionët MiG që fluturonin mbi shtëpinë e tyre kur ai ishte fëmijë.

Që nga ai moment ai ishte i vendosur të bëhej pilot luftarak.

Ajo i tha medias përmes një përkthyesi: “Ai gjithmonë i shikonte parashutistët në stërvitjet e tyre ajrore. Dhe ai do të vraponte në drejtim të tyre për të parë se ku zbarkuan. Që nga fëmijëria e hershme, ai gjithmonë ëndërronte për qiellin, për të fluturuar më lart se retë”.

Nahtalia tha se ai do të fluturonte mbi fshatin e tij të lindjes dhe do të anonte krahët në një përshëndetje pasi të mbaronte shkollën e fluturimit.

Babai i majorit Tarabalka, Evon – një punëtor ndërtimi – tha se ushtria ukrainase nuk do t’u jepë atyre asnjë detaj për fluturimin e tij të fundit ose vdekjen e tij./Bota sot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse fshin këmbët me fshesë me shumë mundësi do martohesh me një plak

Story i radhës

Faktori shqiptar në Ballkan nuk ka qenë kurrë më i fortë se sot

Të fundit nga

ShkoLartë