Pamje virale/ Ushtarët rusë dorëzohen përballë ukrainasve

min lexim

Forcat ruse kanë pësuar një fiasko në rajonin Kherson dhe kanë humbur kontrollin mbi këtë territor.

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës filmuan se si ushtria ruse, së bashku me pajisjet, u dorëzuan ushtarëve ukrainas në drejtimin e Khersonit.

Këto pamje të poshtërimit të ushtarëve rusë janë bërë virale teksa shihen se kanë vendosur flamuj të bardhë në tytat e tankeve gjersa dorëzohen para ukrainasve.

Theksojmë se duke mos mundur t’i aneksojë plotësisht katër rajonet, Rusia thotë se mund t’ia kthejë disa territore Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar sot se disa territore të caktuara do të kthehen pas konsultimit me popullatën.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin sot ka nënshkruar urdhrin për aneksimin e territoreve pasi që Duma ruse votoi ligjin për marrjen e katër rajoneve ukrainase.

Pamjet vijnë kur edhe Ed Arnold, analist në Institutin britanik të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Royal United Services, gjatë një interviste dhënë për Sky News, ka komentuar zhvillimet e fundit në vijën e frontit në Ukrainë.

Arnold thotë se “Ukraina tashmë ka arritur qëllimin primar politik”, përkatësisht i ka treguar “Perëndimit se mund të çlirojë territorin e saj duke përdorur armët që i janë dërguar nga vendet perëndimore”.

Tani po kalojnë drejt qëllimeve ushtarake. Fillimisht, çlirimin e sa më shumë qyteteve dhe fshatrave para ardhjes së dimrit. Ata duan të sigurohen që territoret nën kontrollin e rusëve, janë nën rrezen e sistemit të tyre me rreze të gjatë, me qëllim që të mund të dobësojnë kapacitetet ruse”, theksoi Arnold.

Analisti britanik thotë se Ukraina nga 24 deri në 48 orët e fundit, ka arritur të çlirojë tetë qytete në jug të rajonit Kherson.

Story i mëparshëm

Rregulla 2-2-2: Lidhjet e këtilla dashurore nuk mund të dështojnë!

Story i radhës

“A i mori këpucët”? Bora u rikthye me Donaldin, ky është komenti i Semit

Të fundit nga