Pamje tronditëse, ja si është djegur protestuesi nga molotovët. Reagon Gazment Bardhi ndaj ministrit Hoxha

October 8, 2024
1 minut lexim

Një prej protestuesve është djegur si pasojë e molotovëve që janë hedhur në protestën e opozitës.

Gazetari Isa Myzyraj, ka siguruar një video, ku shfaqen pamje tronditëse mbi dëmtimin që ka pësuar protestuesi.

Lidhur me këto pamje ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili i është drejtuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. 

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. 

E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!“, shprehet Bardhi.

 

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haliti i VV-së: Pensionet s’i rritëm për fushatë, ka kohë për mbajtjen e zgjedhjeve

Story i radhës

Taylor Swift është zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë: Ajo e ka kaluar edhe Rihannan

Të fundit nga

ShkoLartë