pamje te renda qytetarja poston video e ngujuar nga rrenojat e termetit ne turqi po kerkon ndihme 63e09bb8affe5

Pamje të rënda: Qytetarja poston video e ngujuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, po kërkon ndihmë

February 6, 2023
1 minut lexim

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm që sipas shërbimit amerikan të gjeologjisë ka shkuar deri në 7.8 ballë. Lëkundjet kanë ndodhur mbrëmë.

Situata në rajonet e goditura është alarmante me disa ndërtesa që janë shembur ndërkohë ende nuk dihet se çfarë dëmi në njerëz mund të ketë shkaktuar.

Një video e rëndë është publikuar në mediat turke mëngjesin e sotëm.

Një qytetar i cili ndodhej nën rrënoja në Hataj ka bërë një video me celularin e tij dhe ka kërkuar ndihmë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka tronditur disa qytete atje.

Erdogan ka shkruar se ekipet e shpëtimeve janë në vendin e ngjarjes dhe se po bëhet gjithçka për ta përballuar situatën.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, ka shkruar Erdogan.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lajcak sot viziton kosoven 63e09ac3ea23d
Story i mëparshëm

Lajçak sot viziton Kosovën

taylor swift fituese e 12 cmimeve grammy kesaj here per videoklipin me te mire muzikor 63e09bc33b59e
Story i radhës

Taylor Swift fituese e 12 çmimeve Grammy, kësaj here për videoklipin më të mirë muzikor

Të fundit nga

ShkoLartë