Një video rëndë po qarkullon në rrjet, ku tregohet momenti i ekzekutimit të një 30 vjeçari në Filadelfia të SHBA-ve, nga dy persona të maskuar.
Ngjarja e cila duket sikur është shkëputur nga ndonjë pjesë filmi aksion, por që në të vërtetë është reale dhe ka shkaktuar tmerr tek ata që kanë paerë ngjarjen nga afër, por edhe shumë tronditëse për këdo që sheh videon.
Siç shihet edhe në video dy persona të maskuar të veshur me të zeza sapo zbresin nga makina e tyre qëllojnë me breshëri në drejtim të 30-vjeçarit i identifikuar si Brandon Dixon.
Pavarësisht ndihmës së shpejt të dhënë nga ekipi mjekësor Dixon babai i një vajze të mitur ka ndërruar jetë në spital pasi plumbat në trupin e tij kishin goditur organet jetësore.