Pamje të reja të tërmetit në Turqi – dy persona ikin në momentin e fundit para se ndërtesa të shembet

Turqia është goditur prej dy tërmeteve të fuqishme duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Shumë video të momentit të lëkundjes së tokës janë publikuar deri më tani dhe një e tillë është shfaqur prej agjencisë shtetërore turk, anadolyagency.

Momenti i shembjes së një ndërtese u regjistrua nga kamera e sigurisë së një kompani në qytetin e Malatyas.

https://www.dailymotion.com/video/x8ign8k

Në pamjet e sjella prej mediumit shihen disa njerëz në rrugë që shpëtojnë në çastin e fundit para se të goditen prej materialeve ndërtimore ndërsa dy persona dalin nga ndërtesa para se ajo të shembet.

Theksojmë se prej rrënojave të kësaj ndërtese janë nxjerrë të pajetë trupat e 13 personave ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar 41156 persona të vdekur ndërsa raportohet se numri pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndalur operacionet e tyre. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Takimi i 27 shkurtit, i gjithë fokusi në propozimin evropian

Story i radhës

​800 nxënës do të marrin pjesë në aktivitetet e skijimit, MKRS kërkon vullnetarë

Të fundit nga