Në qytetin Çernihiv (Chernihiv) 10 veta që prisnin në radhë për bukë u qëlluan për vdekje, raporton “Suspilne” ukrainase, e cila raportoi se krimi makabër ndodhi mëngjesin e sotëm në një nga zonat e qeta të qytetit.
Forcat ruse duket se kanë kryer një vrasje masive, edhe pse ende mungojnë informacionet zyrtare se nga kush u krye sulmi makabër.
Pamjet e bëjnë të qartë numrin e madh të njerëzve të vrarë, të tjerë që përpiqen të ndihmojnë të mbijetuarit dhe një autoambulancë që merr t’i bart të mbijetuarit.
#Ukraine Unimaginable. In Chernihiv, 10 people waiting in line for bread were shot dead.
Ukrainian Suspilne reported that it happened this morning in one of the sleeping areas of the city. pic.twitter.com/ikoQCu3UTd
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) March 16, 2022
Burimet qeveritare ukrainase ende nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me rastin.
Videoja është shpërndarë nga gazetarja Hana Ljubikova, e cila e ka shoqëruar me videon e “Suspilne”.
Forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë vrarë deri më tani 13.800 ushtarë rus, përveç shkatërrimit të teknikës ushtarake.
Po ashtu sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës kanë pasur sukses Njësitë e forcës mbrojtëse të #ZSU-së dhe shkatërruan pozicionet e nënsulmuesve ruso-fashiste gjatë një beteje kundërsulmuese në rajonin e Luhanskut.
“Si rezultat i veprimeve të shkathëta, ushtarët tanë thyen mbrojtjen e kundërshtarit. Ky është një shembull i mirë i veprimeve kundër-vepruese të mbrojtësve ukrainas, të cilët shtypën forcat dominuese të okupatorëve rusë dhe bënë një përparim në mbrojtjen e tyre.
Tanket T-72 me grila (që sipas mendimit të rusëve mund t’i shpëtojnë antitankëve Javelin), por pajisjet e blinduara dhe makinat tjera u konvertuan në skrap (mbeturina)”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Rusia ka filluar të shqetësohet për sigurinë e saj, për shkak të humbjeve të mëdha, dhe po mundohet që ta përshpejtojë negocimin.
“Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme ka thënë se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim. Sergei Naryshkin, i cili kryeson SVR-në, tha në Moskë se Rusia “po përjeton tani një moment vërtetë historik”, raporton BBC, përcjell Bota sot.
“Fati i Rusisë po vendoset”, ka thënë Naryshkin.