Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit

June 30, 2024
1 minut lexim

SBU-ja ukrainase ka publikuar një video të re të çlirimin të Ishullit të Gjarprit gjatë 30 qershorit, duke shënuar kështu dyvjetorin kur trupat ruse u detyruan të tërhiqen nga ky pozicion me rëndësi strategjike në Detin e Zi.

Në një postim në Telegram, agjencia ukrainase e inteligjencës e ka përshkruar si “një operacion tejet të rëndësishëm dhe unik” i kryer nga ushtarët ukrainas dhe pjesëtarët e SBU-së.

Pamjet janë filmuar fillimisht nga ajri, ku shihen sulmet ajrore të kryera mbi ishull, para se trupat ukrainase të aterronin me helikopter dhe të përfshiheshin në luftime kundër trupave ruse.

Që nga çlirimi i Ishullit të Gjarprit më 30 qershor 2022, Ukraina ka kryer me sukses shumë operacione kundër flotës së luftanijeve ruse në Detin e Zi, duke arritur që një të tretën e luftanijeve t’ia shkatërrojë Moskës.

Ishulli i Gjarprit është i vendosur 35 kilometra në rajoni i Odesas, që ishte marrë nën kontroll nga rusët në fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Më 24 shkurt 2022, dy luftanije ruse kishin sulmuar ishullin dhe kishin urdhëruar rojet bregdetare ukrainase të dorëzohen.

Njëri nga pjesëtarët e rojeve ukrainase ishin përgjigjur me thënien e tij tashmë të famshme “p*****”, që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdes gazetari Ramiz Bala, AGK shpreh ngushëllime

Story i radhës

Gostivari përforcohet me dy lojtarë

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë